Foto ilustruese

Kronikë

Zbulohet një parcelë me 2553 rrënjë kanabis në Malësinë e Madhe, arrestohet 21-vjeçari, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! 4 të tjerë shpallen në kërkim

29 Gusht 2021, 14:10| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 14:24

  • Share

Një parcele me më shumë se 2500 rrënjë kanabis sativa u zbulua gjatë operacionit “Vermoshi’ në pyllin e Rrihnave në Malësinë e Madhe. Droga ishte mbjellë në një faqe male, larg rrugës dhe zonës së banuar.

Policia dyshon se parcela me kanabis është ngritur dhe kontrollohej për llogari të një grupi të strukturuar kriminal, dhe pjestari i parë që u arrestua është Astrit Lumaj 21 vjeç. Katër persona të tjerë bashkëpunëtorë me Lumajn janë në kërkim për kultivim e prodhim të drogës

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike",  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Moskallezim i krimit" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?