Paratë e sekuestruara

I kapen 12 mijë euro dhe 1 milionë e 800 mijë lekë në Morinë, nën hetim një italian, nuk i deklaroi paratë, i kishte fshehur në 'BMW'

29 Qershor 2022, 12:58| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 13:26

  • Share

Gjatë kontrollit në një makinë tip “BMW”, Policia Kufitare e Morinës gjeti dhe sekuestroi një sasi parash prej 12.400 eurosh dhe 1.850.600 lekësh të pa deklaruara.

Makina në të cilën u gjetën paratë drejtohej nga një 46-vjeçar italian me iniciale S.P.

46-vjeçari, banues në Tiranë u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?