Kanabisi në Kukës

Aksion antikanabis në Tropojë, zbulohen 686 bimë të kultivuara në zona të pyllëzuara! Nën hetim kryetari i fshatit dhe dy përgjegjës të shërbimit pyjor

20 Korrik 2023, 10:19| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 11:03

  • Share

Gjenden 686 bimë kanabisi në Mserr të Tropojës, s’dihen autorët! Nën hetim kryetari i fshatit dhe dy përgjegjës të shërbimit pyjor

Dronët kanë zbuluar 686 bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara, në fshatin Mserr të Tropojës, ku për pasojë u vunë nën hetim kryetari i fshatit dhe dy persona përgjegjës të shërbimit pyjor të kësaj zone, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Në kuadër të fazës së katërt të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”, Policia e Kukësit ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 686 bimë kanabisi, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë proceduar penalisht Valter Përvataj, kryetari i fshatit Mserr, Ardit Qehaja dhe Gjin Pjeternikaj, përgjegjës të shërbimit pyjor të kësaj zone, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?