Fidanët e kanabisit në Lezhë

Gjenden 520 fidanë kanabis në Lezhë, autori 47-vjeçar në kërkim, vihet nën hetim kryeplaku dhe specialisti i mjedisit 

31 Maj 2022, 12:08| Përditesimi: 31 Maj 2022, 12:11

  • Share

Në fshatin Zimaj të Lezhës, nëpërmjet dronëve u gjendën 520 fidanë kanabis të cilët më pas u asgjësuan nga policia me anë të djegies.

Autori i dyshuar është një 45-vjeçar me iniciale P.L i cili është shpallur në kërkim.

Gjithashtu u vunë nën hetim 55-vjeçari me iniciale D.D, me detyrë kryetari i fshatit Zimaj dhe 55-vjeçari me iniciale P.N me detyrë specialist roje mjedisi, mbi të cilët rëndon vepra penale “Shpërdorim i detyrës”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?