VIDEO/ Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, brenda tyre ishin kultivuar 3510 bimë narkotike! Në pranga 44-vjeçari, në kërkim i vëllai

28 Maj 2023, 12:20| Përditesimi: 28 Maj 2023, 13:30

  • Share

LEZHË- Në mes të një zone të pyllëzuar dhe të vështirë malore në fshatin Skuraj në Kurbin, janë janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera, brenda të cilave ishin kultivuar 3510 bimë narkotike.

Policia ka arrestuar Dritan Margjonin, 44-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim Fation Margjonin, 34-vjeç, si autor të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulimi i parcelave me kanabis erdhi pas një punë të nisur që në muajin prill, me kontrolle nga toka dhe ajri si dhe në bashkëpunim me Guardia Di Finanzia.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.

Ndërkohë, gjatë një aksioni në disa fshatra të Krujës, me angazhimin e 100 forcave policore, u zbuluan 3 parcela me kanabisi, ndihmuar nga kontrollet me dron.

Policia asgjësoi rreth 700 fidanë kanabis dhe një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua si provë materiale. Në kërkim policor u shpall Akez Dibrani, 53-vjeç, pasi në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuar 250 fidanë kanabis.

Ora 11:20
VIDEO/ Zbulohen 3 parcela me lëndë narkotike në Krujë, sekuestrohen 685 rrënjë kanabis

3 parcela me kanabis janë zbuluar në disa fshatra të zonës së Krujës, konkretisht në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon, të njësisë administrative Nikël.

Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka shpallur në kërkim Akez Dibranin, 53-vjeç, banues në fshatin Zezë, si autori i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në këtë megaoperacion, morën pjesë 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.

Gjatë 7 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 6347 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan100: 29/05/2023 11:00

    Pse brenda nates qenka bere gjithe kjo...????..jane prish pazaret prandaj eshte goditur

    Përgjigju
  • WTF: 28/05/2023 21:40

    Leni mor njerzit te punojn o shtet zhele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?