Nëna e Carolines dhe vajza e saj e vogël të përqafuara

Kosova & Rajoni

Gjen qetësi në krahët e gjyshes, vogëlushja i dorëzohet nënës së Caroline-s në ishullin helen

29 Qershor 2021, 22:50| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 22:53

  • Share

GREQI- Më në fund, vajza e vogël 1-vjeçare gjeti qetësi në krahët që rritën edhe të ëmën e saj, Caroline.

Gjatë ditës së sotme, vendimi gjykatës mori jetë, pasi vogëlushja e Caroline e cila humbi jetën 50 ditë më parë nga duart e bashkëshortit teksa po flinte, është dorëzuar në krahët e nënës së saj, Suzana, në ishullin helen ku do të rritet ajo.

Përqafimi i ngrohte i gjyshes, do të shoqërojë të voglën në vitet e para të jetës, pasi babai i saj dhe vrasësi i Caroline, e humbi kujdestarinë me vendim të gjykatës, përgjatë viteve që do të vuajë dënimin me burg.

Në “garën” për kujdestarinë e vogëlushes ishte familja e Charalampos dhe ajo e Carolines, por pas hetimeve në ambientet familjare, gjykata vendosi që 1-vjeçarja të rritet në krahët e nënës së 20-vjeçares, Susana.

Lidhur me vendimin e gjykatës, ka reaguar edhe piloti nga burgu i cili ka thënë se e vetmja gjë që i intereson është e mirë e fëmijës së tij, çfarëdo që të nënkuptoj kjo.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?