Gjellë vere me patëllxhanë nga zonja Albana

14 Korrik 2023, 12:37| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 12:41

  • Share

Gjellë vere me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 1-2 patëllxhanë
  • 200 gr mish pule
  • 1 spec
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 domate / pure domatesh
  • 1/2 fç ujë
  • 1 tufë majdanoz
  • Piper i kuq, piper i zi
  • Kripë, rigon

Përgatitja:

Mishin e pulës e presim në kubikë sikurse dhe perimet. Kaurdisim fillimisht me pak vaj ulliri mishin e pulës të cilin e kemi marinuar me pak kripë. Pasi mishi fillon të lëshojë lëngjet e veta, e largojmë nga tigani dhe vendosim në kaurdisje qepën e grirë imët, hudhrën, patëllxhanët dhe specin. Shtojmë purenë e domates, rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe në fund shtojmë pak ujë të vakët. E lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë nën mesatare dhe të ketë pak lëng.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?