Gjellë tigani me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall nga zonja Albana

14 Maj, 13:11| Përditesimi: 14 Maj, 13:12

  • Share

Gjellë me qepë të njoma, vezë dhe djathë kaçkavall

Përbërësit:

  • 1 kg qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3 vezë
  • 1½ tufë majdanoz
  • 1 lgj niseshte
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • Miks erëzash
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mirë dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Në fund shtojmë djathin kaçkavall, vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?