Gjellë tigani me krahë pule nga zonja Albana

19 Dhjetor 2023, 12:58| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 12:59

  • Share

Gjellë tigani me krahë pule

Përbërësit:

  • 1 kg krahë pule
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 domate
  • 1 fç pure domate
  • 1 fç ujë
  • 1 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 5 lgj pana
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Krahët e pulës i marinojmë me kripë dhe piper dhe i lyejmë me miell, më pas i kaurdisim me gjalpë duke shtuar dhe thelpinjtë e hudhrës. Pasi kanë marrë ngjyrë shtojmë ujin, salcën e domates dhe një domate të grirë në rende ose blender. Rregullojmë shijen, shtojmë panën dhe erëzat bashkë me majdanozin.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?