Gjellë me perime dhe thjerrëza nga zonja Albana

3 Qershor, 12:50| Përditesimi: 3 Qershor, 12:51

  • Share

Gjellë me perime dhe thjerrëza

Përbërësit:

  • 1 qepë mesatare
  • 10 rrënjë karafili
  • 225 gr thjerrëza
  • 1 gjethe dafine
  • 1.5 litra lëng perimesh
  • 2 presh
  • 2 patate
  • 2 karota
  • 3 kunguj të vegijël
  • 1 degë selino
  • 1 spec i kuq
  • 1 lgj lëng limoni
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ngrohim furrën në 180°C. Ngulim rrënjët e karafilit rreth qepës. Në një tavë të thellë për pjekje vendosim thjerrëzat, shtojmë qepën, gjethen e dafinës, lëngun e perimeve dhe i gatuajmë në furrë për 1 orë. Heqim tavën nga furra, nxjerrim qepën dhe largojmë rrënjët e karafilit. Presim qepën në copa dhe e hedhim sërish në tavë së bashku me preshin, patatet, karotat, kungujt, selinonë dhe specin. E përziejmë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë në furrë të piqet. Heqim gjethen e dafinës, spërkatim gjellën me lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?