Gjellë me patate nga zonja Albana

24 Tetor 2022, 10:34| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 10:35

  • Share

Gjellë me patate nga zonja Albana

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 karrotë
  • 2 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Salcë domate
  • Gjethe dafine
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Me një lugë gjalpë dhe dy lugë vaj ulliri kaurdisim qepën spërkatur me pak kripë. Pas 2 minutave kaurdisje shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e lëmë qepën të zbutet. Shtojmë karrotat të prera në rondele dhe patatet ne kubikë mesatare. Shtypim hudhrat, i shtojmë në gatim së bashku me salcën e domates. Shtojmë pak ujë të ngrohtë dhe e lemë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?