Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë nga zonja Albana

30 Janar, 11:43| Përditesimi: 30 Janar, 11:46

  • Share

Gjellë me patate dhe mish të grirë në petë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 300 gr miell
  • 1 lç kripë
  • 250 ml ujë
  • 1 lç vaj ulliri
  • 1 lk uthull

Për mbushjen e petës:

  • 400 gr mish i grirë
  • 2 qepë

Për gjellën:

  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 2 patate
  • 2 domate
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Ndërkohë presim qepët në gjysëm hëne, i vendosim në një tigan me vaj ulliri, ku kemi kaurdisur mishin. Rregullojmë  shijen me kripë dhe piper. Hapim petën e madhe dhe shtrojmë mbushjen përgjatë sipërfaqes. E mbledhim role dhe më pas i japim formën e kërmillit.

Në një tenxhere kaurdisim një qepë të grirë hollë, shtojmë karrotën në fije dhe më pas patatet në kubikë. Vijojmë për pak minuta kaurdisjen dhe më pas shtojmë domatet, erëzat dhe pak ujë. Kur gatimi të fillojë të marrë valë shtojmë petën e mbushur. E lëmë të gatuhet mirë, rregullojmë shijen në fund dhe e spërkasim me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?