Gjellë me mashurka dhe patate nga zonja Albana

18 Tetor 2023, 12:27| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 12:29

  • Share

Gjellë me mashurka dhe patate

Përbërësit:

  • 500 gr mashurka
  • 2 qepë
  • 2-3 patate
  • 2-3 speca të gjata jeshile
  • 2 domate
  • 1 lgj salcë domate
  • Vaj ulliri
  • Hudhër sipas dëshirës
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim me vaj ulliri qepën, më pas shtojmë specat, kripë e piper dhe vijojmë kaurdisjen. Shtojmë salcën dhe domatet e prera në kubikë pa lëkurë. I trazojmë pak minuta dhe më pas shtojmë barbunjat e lara dhe të prera në dy- tre pjesë si dhe patatet në kubikë mesatare. Vendosim kapakun, i lemë pak minuta, më pas hedhim ujë të ngrohtë sa të mbulohen dhe e lëmë gatimin të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe e servirim të ngrohtë.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?