Gjellë me bizele dhe patate, sjell plot shije nga zonja Albana

22 Shkurt, 11:45| Përditesimi: 22 Shkurt, 11:52

  • Share

Gjellë me bizele dhe patate

Përbërësit:

  • 800 gr bizele
  • 3-4 kokrra patate
  • 1-2 qepë mesatare
  • 1 lgj salcë domate
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Dafinë, Kopër

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim 2-3 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë, më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas në anë të tenxheres, duke shmangur patatet, shtojmë salcën e domates dhe shumë pak ujë dhe e përziejmë me lugë. Vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta dhe më pas shtojmë ujë në masë të patateve. Vendosim kapakun dhe i lemë patatet të ziejnë. Në gjysmën e zierjes së patateve shtojmë bizelet dhe 1 gjethe dafine. E mbyllim tenxheren me kapak dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët. Në fund shtojmë koper të grirë hollë, fikim sobën dhe e lemë gatimin të ajkoset në temperaturën e sobës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?