Gjellë me bizele dhe patate nga zonja Albana

28 Korrik 2023, 12:14| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 12:18

  • Share

Gjellë me bizele dhe patate

Përbërësit:

  • 300 gr bizele
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 1 qepë
  • 2 qepë të njoma
  • 4 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Koper
  • Limon

Përgatitja:

Presim qepën imët dhe e kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë patatet e prera në kubikë mesatar dhe karrotën në disqe. Shtojmë kripë dhe pak piper. Gjatë kaurdisjes shtojmë bizelet me qepët e njoma. Hedhim më pas ujë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet. Në fund rregullojmë shijen dhe e spërkasim gatimin me limon dhe koper.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?