Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca nga zonja Albana

6 Shtator 2023, 11:49| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 11:52

  • Share

Gjellë e stinës me oriz, domate dhe speca

Përbërësit:

  • 1 qepë e thatë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 4 domate
  • 3 fk oriz
  • Vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim me pak vaj ulliri qepën e grirë mesatarisht. Më pas shtojmë specat e prera në kubikë, shtojmë kripë, piper dhe pas 3-4 minuta kaurdisje, shtojmë domatet e prera në kubikë pasi i kemi hequr lëkurën. Shtojmë orizin e shpēlarë dhe e lëmë gjellën të ziejë me bulion perimesh ose ujë të ngrohtë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, spec djegës dhe është gati për servirje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?