Gjellë e shpejtë tigani me perime nga zonja Albana

29 Maj, 12:27| Përditesimi: 29 Maj, 12:29

  • Share

Gjellë e shpejtë tigani me perime

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 3 speca
  • 2 qepë
  • 1 lgj salcë domate e koncentruar
  • 3 domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj vaj për person
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Presim patëllxhanët për së gjati dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Në po atë yndyrë skuqim specat dhe më pas qepët. I bashkojmë të gjithë përbërësit në tigan ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcën e domates dhe domatet e prera në kubikë. Me erëzat dhe bimët aromatike rregullojmë shijen në fund.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?