Gjellë e shijshme me mish, qepë të njoma dhe oriz nga zonja Albana

7 Mars 2023, 11:56| Përditesimi: 7 Mars 2023, 11:58

  • Share

Mish me barishte të stinës

Përbërësit:

  • 1 kg mish
  • 7-8 qepë të noma
  • 500 gr spinaq
  • 1 tufë koper
  • 1 fk oriz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim mishin të ndarë në racione së bashku me qepët e njoma të prera imët. Pasi mishi të ndryshojë pak ngjyrë shtojmë rreth 1 litër ujë dhe pak kripë. Shpëlajmë orizin, e shtojmë tek mishi. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lemë mishin të ziejë. Në minutat e fundit shtojmë spinaqin dhe koper të grirë imët. Nëse duam një lëng pak më të plotë shtojmë 1 lugë miell të tretur në pak ujë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?