Gjella me bamje më e mirë që keni provuar ndonjëherë nga zonja Albana

29 Prill 2022, 13:53| Përditesimi: 29 Prill 2022, 13:54

  • Share

Gjellë me bamje

Përbërësit:

500 gr bamje

1 kokërr qepë

1 domate

1 lgj salcë domate

1 spec të kuq

2-3 lgj vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

Pas spec djegës

Piper i kuq

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht i vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull. Më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe pastrojmë fundin e tyre. Kaurdisim një qepë të grirë imët në vaj ulliri, Më pas shtojmë specin e kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen. Shtojmë bamjet dhe salcën e domates së bashku me domaten të grirë në rende. E trazojmë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër, shtojmë ujë të ngrohtë dhe i lemë bamjet të gatuhen sa më avash në temperaturë të ulët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?