Tiranë/ Gjeli i detit produkt ‘luksi’, rritet çmimi në Baldushk! 1 kg gjel deti 100 lekë më shtrenjtë, pula 200 lekë! Tregtarët: Çmimi u rrit se na janë shtuar kostot

9 Dhjetor 2023, 11:55| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 12:14

  • Share

Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shqiptare. Çmimi i tij është rritur me 100 lekë më shumë për kilogram, ndërsa i pulës 200 lekë më shumë.

Fermerët në tregun e Baldushkut, një nga furnizuesit më të mëdhenj për kryeqytetin, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së mbarështimit të tyre.

‘Kilogrami është 12 mijë lekë të vjetra pa therë 13 mijë lekë të vjetra i therë! Pula 14 mijë lekë të vjetra e pa therë, e therë 15 mijë lekë të vjetra kg. Vjet e kemi shitur 9 mijë lekë të vjetra 10 mijë lekë.- tha Lule Ibrahimi, fermere.

Lule Ibrahimi merret prej më shumë se 10 vitesh me mbarështimin e gjelave të detit bashkë me të birin. Ata thonë se pavarësisht kërkesave të shumta, fitimet janë ulur ndër vite, si pasojë e rritjes së shpenzimeve.

‘Ka shku kostoja sa nuk di nona, baje e blej misër, blej hinte!’- tha fermerja.

‘Kostoja është e madhe. I vogël asnjë kg nuk vjen. Fillo me koncentrat!’- u shpreh fermeri.

Shpresat për më shumë shitje i kanë në 10 ditët e fundit të vitit, pavarësisht se klientët i kanë të përhershëm.

‘Ai që nuk ka klientë i çon te fusha. Ne kemi klientelën tonë.’- tha ajo.

Edhe pse është ende herët, qytetarët shprehen të vendosur se gjeli i detit nuk do të mungojë në tryezën e tyre, pavarësisht çmimit.

Tregu i Gjelave të detit në fshatin Baldushk funksionon prej 8 vitesh dhe ndodhet vetëm 15 kilometra larg kryeqytetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 10/12/2023 10:45

    Cjane keto cmime te cmendura aty?Ketu ku jetoj ne perendim e blejm gjelin bio frances jo me shume se 60 eu dhe te lare e te pastruar,keta fshataret a paguajn Taksa?

    Përgjigju
    • Murat Bakalli: 10/12/2023 23:32

      Ne Shqiperi keto katunaret qe shesin gjelat dhe pulat pagojne taksen e leshit.

  • XXX: 09/12/2023 21:39

    Kjo fshatarja,nuk ndryeshon nga tregetaret e tjere.Rrisin cmimin ne stratosfere,pa asnje aresye.Ku pyet tregetari per hallin e popullit.Keta persona kur nuk kane qene tregetar,mallkonin ata qe abuzonin me cmimet.Tani te pranojne mallkimin e te tjereve.Mendoj qe shteti te reflektoje me takesat e fitimit,me nje fjale te jete tregeti e kontrolluar.

    Përgjigju
  • mond: 09/12/2023 18:30

    Kërkesë ofertë eshte çdo gjë, po u shitën e çojnë dje13 e 14 çmimin, po nuk i shit doe ulin...

    Përgjigju
  • Glu glu: 09/12/2023 17:15

    Edhe euro me lekun jan Pari = pari!

    Përgjigju
  • Keshtuuu: 09/12/2023 16:31

    More lerini keto po thoni ndershmerisht i cuam cmimet si te gjithe qe i kan cuar para nesh. Po ate gjelin e detit apo dhe pulen haha dhe te ma falesh nuk ta marr. Dhe e them shume serjozisht ju po gjetet budallenj shtini

    Përgjigju
  • Konsumatori: 09/12/2023 16:17

    Cilat kosto iu kanë rritur kësaj rritëses së gjelave? Gruri , misri në treg janë më lirë se vitet e kaluara. Mos u fryfshi dreqër.

    Përgjigju
  • Qobani: 09/12/2023 16:00

    A po bindeni npraktik se shpirtat jan tpa vdekshëm,të gjithë kemi borqe tvjetra shekullore,ja vlen të punojm shum e të marim pak,na shlirohet shpirti,në kët bot ka shum rryma,vetë Natyra i dinë,ne i ndihmojm pranarit tonë,ky ndihmën ton me punën e vet e zmadhon,shëndrron copa ari në zhavor i gjen zotnia i paguan borqet e veta,të gjithë e duam shëndetin,dhe shpirtin e LIRË

    Përgjigju
  • Emigrant: 09/12/2023 15:08

    1 kg peshe gjall ne Napoli zona malore kushton 4,5 euro Ne shqiperi 1200 lek Jeni mir nga trut ju fshatare iditesh Ulni cmimin qe te hane te gjith mos lekmoni thelen e madhe se do u ngel gjeli pa shit

    Përgjigju
    • Nikla: 09/12/2023 16:21

      Taman o shoku vjet ne itali gjel deti 8 kile 25 euro,po kta te tonet duan me u bo te pasur shpejt,kshu qe mos u hongert ai dreq gjeli le ta maje kjo tregtarja leshit!

  • Bufi: 09/12/2023 12:52

    Haje vet se mish i shpifur eshte

    Përgjigju
  • Smith: 09/12/2023 12:44

    Sh mirë,ekonomi tregu,kush ruan ekuilibrin cilësi -çmim fiton...!

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 09/12/2023 12:04

    Kjo grua e moshuar nga fshati, duket fiks qe eshte 'oligarkja', e cila i rrit cmimet e gjelave e te pulave te detit edhe me shume se rritja e rrogave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?