Dyfishohet çmimi i gjelit të detit para festës së Vitit të Ri, qytetarët në Fier: Nuk e marrim dot, shumë shtrenjtë

31 Dhjetor 2022, 15:57| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 16:56

  • Share

Vetëm pak orë para natës së ndërrimit të viteve çmimi i simbolit të tryezës festive, gjelit të detit ka arritur një shifër rekord 1 800 lekë të reja/ kg peshë e gjallë.

Blerësit në Fier ankohen sa ka abuzime me çmimet dhe se institucionet shtetërore duhet të ushtrojnë kontrolle në tregje.

“Një herë në vit që e marrim dhe ne nuk e hamë dot se I bie 18 mijë lekë e kiles. Ka shumë tavolina sot ku njerëzit nuk ulen dot si në vitet e tjera dhe është turp- turp, nuk e marrim dot. Duhet të ketë kontroll nga shteti që të mos lejojë abuzimet me çmimet në treg”, thotë një qytetar blerës.

“Dje ka qenë nga 14 000 – 15.000 mijë të vjetra sot ka vajtur 18.000 është ngritur shumë pazari, çfarë të marrësh”, pohon dhe një tregtar.

Një qytetar që zgjodhi një pulë deti me peshë 5 kg tha se kushton 9000 lekë.

"Kushtonte 90 mijë lekë. Nuk e marrim dot, e lamë pazarin. Nuk është mundësia. Është e papërballueshme", tha një tjetër qytetar.

Deri para pak ditësh çmimi i gjelit të detit në tregjet e Fierit ishte 1 mijë lek për kg.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 01/01/2023 03:08

    Po si ta bleni gjelin kur leket i keni bere shashka.

    Përgjigju
  • andy: 31/12/2022 20:14

    7000 mije leke eshte shume o kelmend ,,3000 leke kilja do jete norma ne 1 janar....

    Përgjigju
  • Kelmend: 31/12/2022 18:49

    Po blini mish qingji ose vici dhe shikoni si do e ulin cmimin spekullantet. Neser date 1 ata do ju luten ta blini gjelin me 700lek/kg

    Përgjigju
  • Miku: 31/12/2022 17:24

    Po mos e blini, le t'u ngelet. Po e le per dite te fundit, keshtu ndodh.

    Përgjigju
  • Qemal: 31/12/2022 17:21

    Ja shikoje neser do vej me 6

    Përgjigju
  • One: 31/12/2022 15:59

    Na cate menderen me cmimin e gjelit te detit. Hani pula po s’e bleni dot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?