“Gjelbëro, mbill, riciklo”, Tirana Bank mbjell pemë në liqenin e Paskuqanit

24 Mars 2022, 18:18| Përditesimi: 24 Mars 2022, 18:23

  • Share

Tirana Bank edhe këtë vit ka prioritet, implementimin me sukses të nismave të Përgjegjësisë Sociale të Grupit BALFIN në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Aktivitetet me impakt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në mbrojtjen e mjedisit, mbeten objektiva kryesorë që Banka ka mbështetur do të vijojë të mbështesi në të ardhmen.

Tirana Bank ofroi kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se:

“Tirana Bank do të vazhdojë misionin e saj për të kontribuar në gjelbërimin e zonave të qytetit dhe jo vetëm, si një investim i zgjuar për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë. Është një mesazh i rëndësishëm që duhet ti lemë brezave, që gjelbërimi i qyteteve, dhe zonave ku banojmë, është thelbësor për cilësinë e jetesës dhe për standardet e komunitetit”.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falenderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.600 pemë të mbjella në këtë park.

“E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli.

Tirana Bank do të mbetet gjithmonë e angazhuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për gjelbërimin e hapësirave  të tjera në qytet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?