Gjelat e detit, bie fuqia blerëse në tregun e Fierit! Fermerët e fshatit Portëz: I rrisim me porosi (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 19:43| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 19:49

  • Share

Fermerët e fshatit Portëz në Fier merren me mbarështimin e gjelave të detit. Këtë vit për shkak të pandemisë tufat janë zvogëluar. Fermerët e Portez nuk rrezikojnë për të rritur gjela deti me shumicë, por punojnë vetëm me klientelë.

“Kam vite që i rris vetë, i kam bio  dhe të tëra i kam të porositura të gjithë vit për vit . Kjo sepse i ushqej mirë,i mbaj mirë dhe e kënaq klientin tim që i merr. Kjo është një anë e mirë ekonomike se s’kam ç’bëj do ushqehem se s’kam nga të vete”, shprehet një fermer.

“Ka treg shitje , se i kanë edhe të pajtuara shkojnë edhe në treg”, thotë një fermer tjetër.

Ata shprehen se shpendët janë rritur me ushqime bio, ndaj edhe çmimi mbetet 700 lek për kg.

“Do mjellësh misrin, me se ta rrisim se s’kemi ujë”, shprehet një fermere.

“Ka mundime shumë. Edhe ta shpërblejnë, po çmimi tani edhe edhe ka rënë”, thotë fermeri në këtë zonë.

“Unë blej misër kokërr, edhe në fund e bluaj e përziej me bërsi ulliri. Unë i kam të porositur vit për vit me pula me gjela 7000 lekë”, thotë një tregtar.

Ndryshe paraqitet situatë në tregun e gjësë së gjallë në Fier. Fuqia blerëse ka rënë shprehen tregtarët.

Puna është dobët. Nuk ka lekë populli.  Është 4000 lekë kg pula , 6000 lekë është kaposhi. Është përtokë puna”, shprehet një tregëtar i zonës.

Shumë fermerë në zonat e Fierit e Patosit e kanë bazuar ekonominë familjare tek mbarështimi i shpendëve dhe prodhimi i vajit të ullirit. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 21/12/2020 20:55

    Bie fuqia blerese, por dhe ju fshataret jo vetem qe nuk e ulet, por e ngritet cmimin. 8mije leke kg peshe e gjalle ishte gjeli dy jave para Vitit te Ri. Imagjino sa mund te shkoje kur te afrohet fundi i vitit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?