Nata e Vitit të Ri, ja receta si të gatuani gjel deti të mbushur

31 Dhjetor 2023, 11:38| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 11:42

  • Share

Gjel deti i mbushur

Përbërësit:

  • 1 gjeldeti i mesëm
  • 100 gr proshutë të papërpunuar
  • 1/4 kg mish i grirë derri
  • 1/4 mish viçi i grirë
  • 50 gr pançetë
  • 100 gr sallo derri
  • 1 gotë konjak
  • 1-2 mollë
  • 1 vezë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Për të përgatitur gjelin e mbushur, pastrojmë gjelin e detit dhe e spërkatim brenda me konjak. Përziejmë mishin e grirë të viçit dhe derrit, proshutën dhe pançetën me mollët e grira dhe vezën. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. Më pas, mbushim gjelin e detit, e lidhim dhe e lyejmë me sallo. Vendosim gjelin në një enë pjekjeje dhe e gatuajmë në zjarr të moderuar derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë të artë (rreth 50 minuta për kg). Gjatë gatimit e spërkasim me salcën e saj për ta bërë të shijshme.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?