Gjekmarkaj takohet me zëdhënësin e CDU: Në fokus zhvillimet në PD dhe mënyra për të gjetur bashkimin

6 Tetor 2022, 16:49| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:26

  • Share

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me deputetin e Bundestagut Gjerman, njëkohësisht edhe zëdhënësin e CDU-së, Gunther Krichbaum. Gjekmarkaj ka postuar foto nga takimi, ndërsa bën me dije se kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një fokus gjatë takimit kanë marrë edhe zhvillimet në Partinë Demokratike.

“Takim i gjatë dhe i përzemërt me Kryetarin e Komisionit për çështjet Europiane, parlamentarin e Bundestagut Gjerman, Zëdhënësin e CDUsë, z. Gunther Krichbaum. Ndër takimet më të frytshme dhe realiste mbi çështjet akute te integrimit europian e linjave të politikës sonë drejt hapave negociues me BE.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme, reformën në drejtësi, zhvillimin ekonomik e tema të tjera të dinamikave shqiptare. Pikë kyçe në bashkëbisedimin tonë ishin  zhvillimet në Partinë Demokratike, mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perëndimore mbi të cilat ajo është themeluar. Ndihma që vjen nga miku gjerman dhe CDU -CCU është mëse e mirëpritur”, shkruan Gjekmarkaj.

Kujtojmë se në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha.  Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?