Gjekmarkaj dhe Merope Hydraiou

Gjekmarkaj, pritet nga Kryetarja e Bashkisë së Korfuzit: Diskutuam për nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar

22 Maj 2023, 12:45| Përditesimi: 22 Maj 2023, 12:48

  • Share

Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, u takua sot me Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.

Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.

Qyteti është shtëpi e mijëra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit.

Zëvendëskryetari Gjekmarkaj dhe kryebashkiakja Hydraiou diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Korfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes qeverive dhe institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse dhe si instrument për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XHA JAHO: 22/05/2023 13:28

    Kush je ti mor kopuk e bir kopuku qe ben takime me nje kryetare bashkie te huaj. Po ato shpenzime qe ben ti andej nga kush paguen zotrote.Jeni te gjithe ne nje kategori. Nje dite do te jepni llogari perpara zotit per padrejtesite qe i beni ketij populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?