Gjatë 2022, morën bonus 32 mijë bebe

9 Tetor 2022, 15:55| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 19:01

  • Share

Prej fillimit të vitit 32 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me mbështetjen direkte të qeverisë, përmes programit të Mbrojtjes Sociale. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale statistikat më të fundit mbi përfituesit e kësaj politike të qeverisë.

“32 mijë fëmijë kanë marrë këtë vit bonusin e bebes, mbështetje të cilën nuk e kemi ndalur për asnjë moment për familjet e reja që gëzohen me fëmijë”, shkruan Rama.

Bonusi i bebes është një ndihmë që jepet nga janari i viti 2019 për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Bonusi përfitohet menjëherë nëse prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në zyrën e posaçme të hapur në çdo maternitet në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë fëmijën e tyre më vonë.

Për fëmijët që lindin në spitale private, apo jashtë vendit, çeku i bebes lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile. Prindwrve u jepet njw çek 40,000 lek për fëmijën e parë 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?