VIDEO/ Gjarpri më i madh në botë është zbuluar në Amazonë, një anakonda 8 metra e gjatë

26 Shkurt, 08:24| Përditesimi: 26 Shkurt, 08:44

  • Share

Gjarpri më i madh në botë u zbulua në pyllin e Amazonës dhe është 8 metra i gjatë dhe peshon dyqind kilogramë. Ajo që e bën këtë zvarranik edhe më mbresëlënës është koka e tij, aq e madhe sa ajo e njeriut. 

Është Anakonda e Gjelbër Veriore dhe u gjet nga profesori dhe prezantuesi i TV Freek Vonk. Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku shihet duke notuar nën ujë me Anakondën. 

Deri më tani, vetëm një specie e Anakondës së Gjelbër, e quajtur edhe Anakonda Gjigante, ishte njohur në Amazon. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?