Gjanica 'vishet' me pllaka guri, por rrjedh uji i ndotur nga hidrokarburet

22 Janar 2022, 18:48| Përditesimi: 22 Janar 2022, 20:27

  • Share

FIER- Sheshi që po shtrohet me pllaka guri ndodhet në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Gjanica. Faza e dytë e punimeve po kryhet me një fond prej 630 milion lekësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Punimet vijojnë në një gjatësi prej 2 km vijë lineare të lumit Gjanica dhe parashikohet të përfundojnë në muajin shtator. Ndërhyrja për rehabilitimin ka nisur nga ish-Ura me Shkallë deri tek Ura e Sheqit, që kalon përgjatë qendrës dhe vazhdon deri në hyrje të qytetit.

Punimet rehabilituese do të prekin disa lagje, si “Liri”; “1 Maji”, “Sheq i Vogël”.

Ndërsa qytetarët e Fierit shprehen entuziast për këtë investim, por shtojnë se ende nuk është zgjidhur problemi i ndotjes që shkaktohet nga derdhja e hidrokarbureve në lumë.

“Sot është bërë një mrekulli”

“Tani është bërë shumë mirë, po mund të vazhdojë punimet më mirë, mundësisht edhe të mbulohet”.

“Kështu është shumë mirë, me përjashtim të ndotjes, nga ana vizuale është bërë shumë mirë, edhe faza e dytë është rehabilitimi i pjesës poshtë”, thanë banorët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?