Gjallesat në Sazan-Karaburun në rrezik nga turistët! Agjencitë turistike shkelin kodin e sjelljes, ndotin plazhet

8 Dhjetor 2023, 16:21| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 16:36

  • Share

Anijet turistike që transportojnë turistë nga Vlora drejt Parkut Kombëtar Detar, Sazan-Karaburun kanë dëmtuar gjallesat në det.

“Fluksi turistik ka impakt të madh, sidomos për sa i përket mbetjeve që lënë turistët nëpër plazhe. Por edhe në shpella ka impakt negativ. Nuk respektohet kodi i sjelljes nga operatorët turistik”, tha Nexhip Hysolakaj.

Nga muaji Maj deri në Shtator janë bërë dy moniorime mbi aktivitetin në Gjirin e Vlorës dhe në Sazan-Karaburun. Nexhip Hysolakaj specialist prane Zonave te Mbrojtura tha se agjencitë turistike lënë pirgje me plehra në plazhet e virgjëra, ç’ka çon në dëmtimin e florës dhe faunës. Po kështu ndryshimet klimatike kanë sjellë ndryshim të popullatës në Gjirin e Vlorës.

“Ne merremi me monitorime të shumë specieve të ndryshme si gaforrja blu që është kthyer në shqetësim për peshkatarësh, por ka dhe disa peshq dhe peshkaqenë që nuk kanë qenë pjesë e Gjirit të Vlorës. Ato kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve klimatike”.

“Sazan-Karaburun” është i vetmi Park Kombëtar Detar, ku jetojnë 36 specie, mes tyre dhe ato qëi përkasin llojeve të rrezikuara. Habitatet detare shqiptare vizitohen shpesh nga gjitarët e rrallë, siç është foka mesdhetare.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?