Policia Franceze

Gjallë në arkivolin e vidhosur për të kaluar kufirin britanik, 17-vjeçari shqiptar: Pagova 9 mijë paund! U zbulua nga autoritetet franceze

19 Shkurt 2023, 12:38| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 12:42

  • Share

Një 17-vjeçar shqiptar mund të ketë kaluar eksperiencën më ‘horror’ të jetës së tij vetëm për të emigruar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.  Gazeta britanike ‘The Sun’ shkruan se emigranti adoleshent u përpoq të hynte fshehurazi në Britani u mbyllur brenda arkivolit të një fëmije.

17-vjeçari u gjet i mbështjellë brenda arkivolit të vogël prej druri, të cilit i ishte vidhosur kapaku. Gjetja erdhi gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

I mituri shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.

Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore).

 “Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në momentin që furgoni u ndal”.

Arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nani: 19/02/2023 21:01

    shteti duhet ti godase bandat e trafikanteve te qenieve njerezore, sepse po marrin ne qafe rinine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?