‘Gjallë e për gazep’ karnavalet ironike të Shkodrës, organizatori: Përcollëm mesazhe thumbuese për politikën

25 Shkurt 2022, 21:25| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 21:27

  • Share

Me mesazhe ironizuese e thumbime për politikën janë përcjellë karnavalet ne Shkodër.

Shoqata kulturore “Zef Jubani” në bashkëpunim me bashkinë sollën edicionin e 161-të, kësaj here ndryshe nga vitet e tjera.

“Rrahëm dy tematika kryesore, e para pandemia që s’po di të largohet ndaj i kemi quajtur karnavalet ‘Gjall e për gazep’. Tematika e dytë është politike, për herë të parë kemi dy liderë të PD që bëjnë duel me njëri-tjetrit dhe sipas fjalës së urtë përfiton një i tretë”, thotë Gjon Stefa.

Festa e karnavaleve e quajtur “Gjallë e për gazep” u organizua brenda një dite, në një karvan që shëtiti në rrugët kryesore të qytetit. Artistët e teatrit “Migjeni” përcollën mesazhe lidhur me politikën dhe problemet e ndryshme sociale.

Mbyllja e karnavaleve “Gjallë e për gazep” u bë në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve. Në fund u bë djegia e dordolecit si simbolikë e fenomeneve negative.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?