Mesazhi që u gjet tek vendi ku u vra i riu

Kronikë

‘Gjaku lahet me gjak’ ky është mesazhi që u gjet në vendin ku u vra brutalisht i riu shqiptar në Itali

6 Korrik 2021, 21:49| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 21:55

  • Share

"Gjaku lahet me gjak!", ky është mesazhi kërcënues që u gjet mes luleve të lëna në parkingun e qendrës tregtare ‘La Favorita’ në Montava të Italisë, ku rrahën për vdekje të riun shqiptar Atilio Ndreka, ndërsa 35-vjeçari italian Pierfrancesco Ferrari përfundoi rëndë në koma.

Të dy u sulmua egërsisht me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri nga disa të rinj. Ata i futën në kurth, ku i ftuan në një vend pa kamera, rreth orës 3 të mëngjesit, dhe më pas i dhunuan. Autorët e këtij sulmi brutal enden akoma të lirë.

Fotoja u publikua nga e përditshmja italiane La Repubblica, dhe u gjet nga karabinierët të cilët po hetojnë së bashku me karabinierët. Mesazhi në foto aludon për një hakmarrje të mundshme ndaj grupit që fshihet pas këtij krimi.

Në vendin e ngjarje, u gjetën rrobat me gjak që nuk u përkisnin të rinjve të cilët më pas janë çuar për ekzaminim.

“Para se të gjenden nga ndonjë që do dojë të aplikojë rregullat e nderit të Kanunit, kanuni shqiptar që aplikohet ndonjëherë nga fiset”, shkruan e përditshmja italiane.

Sa i përket motiveve të këtij krimi, media italiane shkruan se hetuesit janë ngurues për ta përcaktuar sulmin si një larje të mundshme hesapesh për shpërndarjen e drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?