Gjakovë, burri gjen zarfin me 8 mijë euro të humbura në urgjencën e qytetit, e dorëzon në polici

10 Gusht 2023, 00:58| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 01:02

  • Share

Një qytetar nga Gjakova ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

Bëhet fjalë për një zarf me 8 mijë euro të cilin e kishte gjetur në urgjencë e këtij qyteti në rrugën “Beqir Kastrati”.

Vetë policia e Kosovës bëri të ditur lajmin duke shtuar se paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën ‘Beqir Kastrati’ në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8,000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?