Gjakmarrja që i mori jetën Ardian Nikulajt, 16 vite më parë Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakajt! Akuzohej për një vrasje në vitin 2000

3 Maj 2023, 16:44| Përditesimi: 3 Maj 2023, 19:40

  • Share

Konflikti me viktima nga të dyja palët, mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, i nisur që prej vitit 1996 ku mbeti i vrarë i pari vëllai i Ardian Nikulajt, Ismaili, e ka përballur edhe më herët shtetin shqiptar me kërkesë ekstradimi për po të njëjtat seri vrasjesh me Britaninë e Madhe. Në vitin 2007, ishullorët refuzuan ekstradimin drejt Shqipërisë të Pjetër Lekstakaj, të cilin autoritetet shqiptare të asaj kohe e kërkonin si autor të një vrasjeje që e kishte kryer në vitin 2000. Në një artikull të shkruar nga e përditshmja britanike “The Times” në vitin 2011, i cili trajton fenomenin e vrasësve shqiptarë që arrijnë t’i shpëtojnë ekstradimit duke gjetur hapësira në Britani përmes të drejtave të njeriut, mes 4 shqiptarësh, analizohet edhe Pjetër Lekstakaj. Për të, “The Times” shkruan se ishin ligjet e të drejtave të njeriut që e ndihmuan që të mos ekstradohet.

“Ligjet e të drejtave të njeriut ndihmuan gjithashtu Pjeter Lekstakaj të fitonte një apel kundër ekstradimit në Shqipëri. Në vitin 2000, ai u shpall fajtor në mungesë për vrasjen e një fqinji për një mosmarrëveshje për tokën në vitin 1999 dhe për armëmbajtje pa leje. Ai mori një dënim me 10 vjet burg”, shkuan e përditshmja britanike “The Times”.

Më tej, gazeta britanike shkruan se Pjetër Lekstakaj ishte regjistruar fillimisht atje si shtetas kosovar, por në momentet që Apeli pranoi të mos e ekstradoj ka probleme shëndetësore, përfshirë mungesën e shikimit, stres apo depresion, të cilat i përdori si argumenta për të mos u kthyer në Tiranë.

“Lekstakaj, i cili tani është me shikim të pjesshëm dhe ecën me shkop, iku në Britani ku edhe ai pozoi si refugjat kosovar dhe iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar. Ai u arrestua në vitin 2007 pasi shqiptarët kërkuan ekstradimin e tij. Ai argumentoi se, sipas ligjeve të të drejtave të njeriut, ai duhej të qëndronte në Britani për t'u trajtuar për çrregullime të stresit post-traumatik dhe depresion. Gjykata ra dakord. Në shtëpinë e tij në Birmingham, gruaja e Lekstakajt tha se burri i saj ishte shumë i shqetësuar për të folur dhe këmbënguli se ai ishte i pafajshëm. Ajo shtoi: "Ai po vuan nga stresi post-traumatik dhe është shumë i dëshpëruar për shkak të gjithçkaje që i ka ndodhur”, vijon “The Times”.

Duke cituar burime nga Interpol Tirana në vitin 2011, “The Times” shkuan se këto ligje po përpdoren nga shqiptarët si mur për ndalim të ekstradimit.

“Një burim i Interpolit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë tha: “Ligjet e të drejtave të njeriut po përdoren vetëm si mur për të ndaluar ekstradimin e disa prej kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri”, thuhet në artikull.

Autoritetet shqiptare tashmë e kanë nisur kërkesën për ekstradimin e porositësit shqiptar Edmond Haxhia dhe katër anglezëve Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, të arrestuar vetëm pak ditë pas arratisjes nga Shqipëria. Në datën 5 maj nisin procedurat e ekstradimit, një proces që pritet të zgjas në të gjitha shkallët e gjyqësorit britanikë për të paktën 5 apo 6 muaj. Si shqiptari Haxhia dhe 3 britanikët, do të tentojnë edhe këtë herë që përmes manovrave të tjera të të drejtave të njeriut të mos ekstradohen.

Në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulaj janë britaniku tjetër, Harry Simpson dhe vrasësi portugez Ruben Saraiva, që u larguan nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Kapshticës. Kërkimet për ta vijojnë, por akoma nuk janë lokalizuar.

Pjesë nga shkrimi i 'The Times'

 

1683125025_pjeterlekstakaj.jpg

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/05/2023 00:42

    Ato /te drejtat e njeriut/ sipas briteve vlekan vetem per vrasesit! Po viktimave qe ju mor e drejta me bazike e njeriut-/e drejta e jetes/,nuk kane te drejte per drejtesi?! Na u qakan hallin e depresionit,stesit e budallalleqeve te tjera krimineleve,semundje te cilat jane me te perhapura se gripi ne bote,po familjet e viktimave,apo dhe viktimat qe u kane shpetuar atentateve momentalisht,nuk vuajne nga stresi,depresioni e ankthi?!

    Përgjigju
    • kristi: 10/05/2023 14:58

      ato duhen kthy mrapsht

  • Zef Froku: 03/05/2023 19:39

    O njerez, nese nuk garantohet gjygj i pavarun dhe i drejte nuk ka ekstradim. Nese rrezikohet jeta me gjakmarrje, nuk ka ekstradim dhe gjykata angleze eshte ai qe i vlereson kushtet, jo rilindasit. A do te ndikoj politika ne gjygj? A rrezikohen nga nikulajt po erdhen ketu e rrasen mren ne burg? Po

    Përgjigju
  • San Giovanni: 03/05/2023 18:21

    Habitem me britanikët! E kanë mbushur ishullin e tyre me vrasës dhe kriminelë dhe u refuzojnë qëndrimin djemve që shkojnë për të punuar!

    Përgjigju
  • Gazi: 03/05/2023 18:08

    Pse Londra nuk i ekstradon ata qe kryejn krime ne Angli? Cfar te drejtash njerezore flasin kta? Vrasesit do vijn te bejn denimin ne Shqiperi. A ka nje mareveshje te perbashjet per estradim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?