Giuseppe Travierso rikthehet
në Barile pas 61 vitesh

24 Nëntor 2013, 07:20| Përditesimi:

  • Share
Giuseppe Travierso është njëri prej emigrantëve lukanë, i cili u largua nga Barile dhe nuk kishte mundur dot të kthehej  në Rajonin e Bazilikatës.
Ai kthehet në vendin e tij të lindjes, në një qytet arbëresh në Bazilikata, me ftesë të komisionit lukan jashtë vendit, si edhe falë Shoqatës së Barilezëve me qendër në Argjentinë, që bëri të mundur të kurorëzonte këtë ëndërr të tij.

Travierso ka marrë pjesë në disa iniciativa në “ditët e emigrantëve lukanë” të promovuara nga Komisioni Lukan, jashtë vendit të Rajonit të Bazilikatës, që u zhvilluan në tetor një rast vërtetë i rrallë për të, që prej kohësh dëshironte të kthehej në Itali.
Në Buenos Aires, ai është shprehur “kam bërë gjithçka për të mos vjedhur asnjëherë, nuk e di nëse kjo është një cilësi, apo një difekt`.
Ai ka filluar të punojë si këpucar, një profesion që e ka mësuar që në moshë të vogël, pikërisht në Barile në dyqanin Donato Basso, pas këtij profesioni ai ka bërë punën e bojaxhiut, muratorit, por duke jetuar denjësisht.

Në zemër ka mbajtur gjithmonë atë gjuhë e cila flitet në qendër të Vuture, gjuhën arbëreshë dhe me krenari ai nënvizon  “unë flas gjithmonë mirë për barilezët, jam shumë i lidhur me komunitetin tim”.
I emigruar në moshën 15-vjeçare nga Barile, për të gjetur fatin në Argjentinë, por komuniteti i tij, traditat arbëreshe dhe dashuria për tokën e tij, nuk i ka harruar kurrë.

Giuseppe Travierso, që bashkë me disa emigrantë të tjerë, ndanë impenjimin e tyre në Buenos Aires, në Shoqatën e Barilezëve në Argjentinë, kur e takuam në  Barile, ku Administrata Komunale e mirëpriti në Bashki, për dhënien e pergamenës për kujtim. Me lot në sy, ai është shprehur “u ndjeva shumë mirë që u ktheva, duke rijetuar edhe njëherë kujtimet e fëmijërisë sime, duke thithur ajrin ku ndodhet shtëpia ime”.
Në qëndrimin e tij të shkurtër në Barile, iu desh të vizitonte vendet ku kishte kaluar fëmijërinë e tij, statujën e quajtur “Shembrìa”, shënmërinë e Constantinopolit, mbrojtësen e Komunitetit Arbëresh në Vulture, gjithashtu edhe vendin monumental të Fontana Steccato të 1713, shtëpinë antike të familjes së origjinës dhe punishtet e “zapatero”, siç ishin njëherë e një kohë.

Përpara se të nisej për në Argjentinë, ai kishte shkuar në qytetin Materës për të parë edhe gurët që ndodhen aty, që janë edhe nën kujdesin e UNESCO-s, gurë për të cilët, kohët e fundit po flitet, mbi të gjitha për kandidaturën e Kryeqytetit European të Kulturës 2019 dhe ishte mahnitur nga bukuria e tyre dhe sapo i kishte parë ishte shprehur: “ më kujtojnë kantinat e Bariles”.
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali
 
Giuseppe Travierso priret Baril pas 61 vjet
Giuseppe Travierso është një emigrand lukan çë ka 61 vjet çë iku ka Barili  e s’u kish pjerr maj në Bazilikatë. Priret ka katundi i tij aljbëresh  i invitartur ka komisiuna lukane dhe asoçaciuna e barilotvet e  Arxhentinës, çë e ndihu. Travierso muar pjesë tek iniciativa “ditë lukane emigrantësh” e promovirtur ka Commissione Lucani all’estero della Regione Basilicata. Këta evende u bënë  të ljurtëmjen e Shën Mitrit dhe kljenë kaziuna të bukura për atë çë deshiroi sembri të prirej  në Taljet. Ai tha se “Buenos Aires,  bëra gjishorçit, ma s’kallova maj, nëk e di ndë është më mirë ose më ljig kështu. Zura fillë e shërbeva si skërpar, mistier çë e xura kur isha i vogël Baril,  te  butiga e Dhunatit Basso e pëstaj kontinuarta sembri këtë mëstier në Arxghentinë. Bëra dhe piturin e muraturin, sa  të vivirnja si burrë i drejt;  ” Gljuhën tënë aljbëreshe e qell sembri në zemër  “ flas angora aljbërishtin, më mirë se  barilotët e jam shumë  i atakarturt katundit.

Kish 15 vjet kur vate te Merka Madhe, në  Arxhentinë, ma tradhitat  e vendet aljbëreshë nëk i harroi mai. Giuseppe Travierso, i impenjartur  Buenos Aires, ka asoçiaciuna e barilotvet Arxhentinë me sytë pljot me ljotë muar përgamenën çë komuni i rrigalloi e tha: “Sa bukur është të priresh: më kuljton kur isha i vogëlj më shpi. Baril, vizitirarti vendet e motit shkuar si Kroi Steccato 1713, santuarin e Shërmërisë çë protexhirën aljbëreshët, shpinë e vjetër e fëmiljes dhe butigën e “zapatero” i njëherë. Vate dhe Materë të vizitarnej i Sassi, e i pëlqej aq shumë “më kuljtonjën kantinat barilote të skavartura te tufi”.
 
Përktheu nga Italishtja në arbërisht: Griselda Doka
 
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?