Giuseppa Ruta Traditat shqiptare në
Barile, në 100 vitet një zonje

15 Dhjetor 2013, 08:13| Përditesimi:

  • Share
Rocco Franciosa
Giuseppa Ruta pak ditë më parë ka festuar 100-vjetorin e saj e rrethuar nga dashuria e fëmijëve dhe familjarëve të saj, të nipërve e mbesave dhe të Komunitetit Barilez.
U takuam me të, në shtëpinë e saj, që ndodhet pranë kishës, ku prej vitesh zonja Pina, e veja e Nicola Malanga, mamaja e pesë fëmijëve, ka sistemuar ngaherë ambientin duke e pastruar dhe dekoruar me lule.
 “Falenderoj Zotin që më dha forcë të festoj në gjendje shëndetësore të mirë”, këto kanë qenë fjalët e saj.
E ulur pranë oxhakut të shtëpisë, teksa i bëjnë shoqëri edhe vajzat e saj: Maria që jeton në Forni di Sopra, provincë e Udines në Itali, Incoronata, që jeton prej vitesh në Buenos Aires, në Argjentinë dhe Michele, pensionist dhe financier i shoqatës  Pro Loco të  Barile-s.
Pyetja e parë që i bëmë zonjës Pina, ishte në lidhje me `nofkën` e saj  “Ndurlinit”, në mënyrë shumë spontane ajo u përgjigj: “ nuk e di, e kam trashëguar nga familja e burrit tim dhe nuk jam në dijeni çfarë nënkupton”.

Gjithashtu edhe pse në qytezë të gjithë e thërrasin “Pina Ndurlinit”, askush nuk e di kuptimin e këtij emri. Edhe në publikimin e vlefshëm të shkrimtarit  Emilio D’Andrea, mbi `nofkat` e familjeve barileze, nuk ka asnjë informacion konkret apo fakte historike që kanë çuar në vendosjen e këtij epiteti për familjen Malanga.

Në jetën e saj ka punuar gjithmonë në fshat dhe gjithashtu ka qenë pjesë e jetës kishtare dhe me krenari barileze, tregon: “kam dashur gjithmonë të transmetoj traditat vendase tek fëmijët e mi, tek nipërit dhe mbesat, duke filluar që nga gjuha që ne flasim akoma, mbi të gjitha gjatë bisedave telefonike, kur ata nuk ndodhen në Barile.
Kur ishin të vegjël, i merrja me vete nëpër festa, si ajo e Pagëzimit të kukullave, në Festën e San Giovanni Battista-s dhe në festën e nderimit të Madonna di Costantinopoli”. Me ndihmën e vajzave të saj ajo përshkron dy manifestimet: “ Në festën e San Giovanni-t, i kam çuar gjithmonë vajzat e mija, ua përgatisja në shtëpi kukullat prej lecke dhe u kam mësuar gjithashtu edhe vargjet: Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann. Sti pann so’ battezzate.Tutte cummari sime chiamate”.

Ndërkohë që zonja Pina, tregon me nostalgji ato momente, vajzat e saj emocionohen dhe na thonë “Janë tradita barileze, që na kanë mbetur në zemër, kemi një kujtim shumë të bukur, në ato kohë ekzistonte një festë për të gjithë vendin, merrnim pjesë të gjithë dhe dëfreheshim shumë”.
Përpara se të përfundojmë bisedën tonë të shkurtër, i kërkuam zonjës Pina nëse sillte në mend ndonjë kujtim të veçantë, apo një ndodhi të viteve të shkuara dhe ajo na tregon: “Më vjen në mend viti 1963, kur erdhi në qytezën tonë regjisori Pier Paolo Pasolini, për të xhiruar disa skena nga filmi `Ungjilli sipas Mateut`, në zonën e Cantine në Barile. Atëherë ishim të gjithë shumë kuriozë, takoheshim me shoqet aty pranë ku xhirohej filmi dhe kuriozonim çfarë po ndodhte gjatë xhirimeve, pasi nuk dinim shumë mbi këtë film”.
 
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali
 

Tradhitat aljbëreshe Barilote të rrëfjera ka Zonja Xhuzepa Ruta çë ka 100 vjeçe
Ka pak ditë çë Xhuzepa Ruta festexhiarti 100 vjet së bashku me të biljtë, me ata të fëmiljes e me  miqtë e saj.  U përpoqtim te shpija e saj, afër kljishës, ku sembri, kjo kative e Nikollë Malangas, jëmë e 5 biljve,vate  tue sistemartur, bëri pulici e shërbeji me lulje.“Ringraciarenj Krishtin çë më dha forcën të festexharenj me shëndet pljot në këta 100 vjet”, tha ajo. E gjemë uljëz afër zjarrmit bashkë me të biljat. Marieja çë rri  Forni di Sopra,  Udine, Incoronata çë rri sembri a Buenos Aires, Argjentinë, dhe Mikeli, penxionat e tezurier ka Proloka  e Barilit. E pyetim Zonjën Pinë se ça do të thetë supranomi “Ndurlinit”, e ajo kaq e mirë tha se ndëk e din se ça do të thetë, kështu ja thojin  fëmiljes  të shoqit. Në katund gjithë e thërresën “Pina Ndurlinit”, e mosnjeri  di se çdo të me thënë. Ne te libri Emilio D’Andreas, mbi emrat e fëmiljeve barilote, ndëk tha fare gjë për ëmrin e fëmiljes Malanga.

Te jeta e saj shërbeu sembri jashtë, vate sembri më kljishë e na rrëfjen “disha sembri të tramandrnja tradhitat e tona biljëvet e të nipravet, u nëmërenj adhe aljbërisht edhe ka telefni e kur ishin të vigjël i qellnja ka festat e katundit, ka Shën Xhovani e ka Shërmëria e Kostantinopolit”. E ndihtin dhe të biljat të rrëfjejë kundet.: “Ka festa e Shën Xhovanit preparaja në shpi për biljat e mija nusëzën e i kisha mësuar një kënek: Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann. Sti pann so’ battezzate.Tutte cummari sime chiamate”. Kur Zonja Pinë rrëfjen këta kunde, të biljat emocionaren e thonë “janë tradhita barilote çë i ruajmë ka zemëra, i kuljtonjëm me mall kur aherna festa vlenej për gjithë katundin e vejim e divertirëshim të gjithë”. Lultimo, i piejtim Zonjën Pinë nëse e mban mend ndonjë kund ndë atë mot “mbaj mend në 1963 kur erdh Pier Paolo Pasolini të bënej një film te xona e Kantinës, Baril e na ishim të gjitha kuriuze të vejëm me mikëzit  e katundit  për të shihim seç bënej ai, pse ndëk e dijëm filjmin”.

Griselda Doka
 

Barile  ndalesa e karvanit
të ndryshueshmërisë gjuhësore

Lorenzo Zolfo
Karvani i memories dhe i ndryshueshmërisë gjuhësore, në vjeshtë u ndal edhe në rajonin e Bazilikatës, në Itali. I nisur nga Villa Badessa e  Rosciano, në Pescara, Rajon i Abruzzo-s, duke kaluar përmes 6 Rajonev edhe pesë Komuniteteve të minoriteteve gjuhësore. Ky eveniment, u realizua nën kujdesjen e shoqatës kulturore LEM-Italia, e drejtuar nga Silvia Pallini, (Diplomuar në Shkenca Politike, në Universitetin e Teramos). Kjo shoqatë është krijuar në vitin 2008-të, për të mbështetur projektin  franko-italian LEM, Enciklopedinë e evolucionit të gjuhëve të Europës dhe të Mesdheut (kombëtare, zyrtare, rajonale, lokale dhe minoritare).

Gjatë vitit, kjo shoqatë ka promovuar `Ditët e të Drejtave Gjuhësore`, nëpërmjet një udhëtimi kulturor në jug të Shqipërisë "mbi gjurmët e emigracionit antik". Një karvan që kalon nëpërmjet gjashtë minoriteteve gjuhësore në jug të Italisë.  “Silvia Pallini u shpreh: Në vitin 2012-të, kishim vënë në dukje linjën e evolucionit që evidenton  “Emigrimet mes vështirësive gjuhësore dhe pasurive kulturore”. Sot po kërkojmë mbi vlerësimet e këtyre pasurive jo materjale, në rradhë të parë përmes marketingut territorial dhe formave të reja turistike gjuhësore-kulturore.  Në veçanti, do të hedhim projektin "Parqet etno-gjuhësore të Italisë, për të zbuluar territore dhe për të jetuar një eksperiencë në brendësi të kulturës arbëreshe, kroato-molizane, franko-provencale, occitane dhe grika, të Rajoneve të Italisë së Jugut.

Rajonet e përfshira në projektin LDL, janë gjashtë: Abruzzo (Villa Badessa), Molise (Montecilfone, San Felice dhe Campomarino), Puglia (Faeto, San Marzano, Corigliano d’Otranto, Calimera), Campania (Greci), Basilicata (Barile) dhe  Kalabria (Lungro, Guardia Piemontese). E vetmja ndalesë në Rajonin e Bazilikatës, ishte Barile.
Përktheu nga italishtja: Elvana Bilali
 
Baril-tap e karovanës e  gljuhvet ndryshe
Karovana e  kuljtimevet të gljuhëvet ndryshe në vjeshtë erdh dhe në Bazilikatë. U nis ka Villa Badessa di Rosciano (PE), shkoi ndëpër gjashtë rexhona e pesë komunitate linguistike të minoranxavet. Evendi organixaret ka asoçaciuna kulturore LEM-Italia me presdhenden Silvia Pallini (e laureartur në Scienze Politiche Unirsità di Teramo), çë  ljeu në 2008 për të realizartur pruxhetin franko-italian LEM, ençikljopedinë evolutive të gljuhëve të Europës e del Mediterraneo (nacionale, ufiçale, rexhonale, lokale e minoritare). Kjo asoçaciunë gljatë vitit ka promovirtur Ditët e të Drejtavet Linguistike, ku u realizar një viaxh nd’Albanitë  “ka gjurmët e migracionës antike” dhe një karovanë itinerante ka gjashtë minoranca gljuhësore të Talies del Sud.

Kështu kish spiegartur Silvia Pallini: nëse në 2012 kishim indikartur linjën evolutive çë individuarën «migraciunet, në mest rrëkixën linguistike e kulturale”, sod interrogeremi  si të valorixarnjëm kulturën tënë, tue kerkuar forma të rea e  turizmit kultural. Më se  gjithë, do të nisnjëm pruxhetin "Parke etnolinguistike të Taljes për të zbuluar territore e për të bërë një eksperiencë brenda kulturës aljbëreshe, kroato-molizane, frankoprovencale, oçitane e grike të rexhionave del sud Italia”. Rexhunat çë janë brenda pruxhetit LDL janë: Abruc (Villa Badesa),Muliz (Monteçilfone, San Feliçe e Kampomarino), Pulja (Faeto, San Marcano, Koriliano d’Otranto, Kalimera), Kampania (Greçi), Bazilikata (Baril) e Kalabria (Ungër,Guardia Piemonteze). Baril klje i vetmi katund i Bazilikatës për kët pruxhet.


                                                                                                                                                                                Përktheu Griselda Doka

Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?