Ginestra: Kёnga e humbur
në viset arbëreshe në Itali

8 Dhjetor 2013, 07:47| Përditesimi:

  • Share
Ginestra: Kёnga e humbur
Deri nё vitet 90-tё, nё qendrёn e vogёl tё Vulture, tё Ginestrёs, tё ‘Shtunёn e shenjtё’, kёndohej njё kёngё tradicionale, popullore e folklorit arbёresh, nё titullin origjinal: “Oh Bonasera Zonja”.
Shoqata jofitimprurёse “Zhurian”, nё vitin 2008-t¬¬ё, arriti tё gjente kёtё kёngё, e cila prej shumё vitesh rezultonte e humbur.
‘E Shtuna e Shenjtё’ fillonte me perёndimin e diellit, ku nёpёr rrugёt e qytetit, nёn tingujt e tё ashtuquajturave “tarozzole”, qё janё disa instrumentё muzikorё me njё tingull tё mbytur dhe tё fortё, grupe tё ndryshёm kёndojnё nё gjuhёn arbёreshё: “Bona Sera Zonja”, duke  kёrkuar nё kёmbim vezё, petulla dhe ёmbёlsira tipike tё Pashkёs.
Kjo kёngё, bёnte pjesё nё traditat popullore dhe kulturore tё jetesёs dhe tё ndjenjёs, nё Ginestra, duke pёrfaqёsuar pasurinё e njё populli, qё nёnkupton shprehinё e tij, nё forma tё ndryshme.

“Kёto vlera, janё filtruar nёpёrmjet evenimenteve tё ndryshme, duke kaluar dhe duke fituar mbi harresёn e kohёs, duke mbёrritur deri nё kohёt e sotme, si njё dёshmi e fortё pёr faktet antike, ku kanё qenё protagonistё tё parёt tanё.
Kёtё kёngё e quajmё ende tё vlefshme nё traditёn dhe kulturёn e Ginestrёs, duke e rinovuar atё.
Nё kohёt antike, nё periudhёn e Pashkёs, nёpёr qytet endeshin tё varfёrit, duke kёrkuar nё kёmbim atё çka njё familje mund t’u jepte, pёr mbijetesёn e tyre.
Nё kohёt e sotme, ata qё kёrkojnё vezё dhe tё holla, janё njerёz tё çfarёdo lloj klase shoqёrore. Objektivi i kёtij manifestimi, ёshtё jo vetёm t’u kёrkojnё lёmoshё njerёzve, por nё tё njёjtёn kohё edhe pёr t’i uruar ata tё kenё mirёsi, respekt, bekimin e Zotit dhe paqe pёr çdo familje, (kjo ёshtё edhe pёrmbajtja e kёngёs) vlera morale, fetare dhe shpirtёrore, qё tё jenё ende tё vlefshme edhe nё ditёt e sotme.
Ështё mёkat, qё traditёn arbёreshe tё trashёguar nga tё parёt tanё, nuk ka mundur ta rikthejё asnjё zyrё gjuhёsore arbёreshe nё Bashki.
 
Teksti i kёngёs:
 
OH BONASERA ZONJA          
 
Ndi neng gjiegjen mirre vesh                      
Nan prirna nga kte.                         
 
Zonja mira, ti ce do na besh                                                    
e dhjet dukat rri nje shosh vej.                                               
 
Dlejet dukat rri nje shosh vej                                          
ashtu te rroft ai buker burr ce kej.                             
 
Neser isht aj bukur nor Krisht                                           
gjith vjen a bakon ma nje gelisht:            
 
E na bakon valj e gruar shume                
e ver shum si sburron nje ljum.                            
 
Neser isht aj buker Shen Janj                    
e gra e burra jemi gjith nje vella (zerì).            
 
Ngreu Zonjarelja                                          
ce mirr kuljac e vej                                           
 
Ngreu Ci pljaka sa me dhej shume pak            
 
Ngreu Ci pljaka ngreu a dalj a dalj                        
mos ndrupkon ta pidstalj                                             
 
Ngreu Zonja, ti ce ndleft Krisht,                   
ce ma zer at pulja pe bisht.                       
 
 
‘OH BUONASERA SIGNORA’ ‘Oh mirёmbrёma zonjё’
 
Nёse bёn sikur nuk dёgjon,
kthehu nga ne dhe na dёgjo mirё.
 
Zonjё e mirё, çfarё tё bёjmё
Vetёm dhjetё dukatё, kushton njё kanistёr me vezё.
 
Dhjetё dukatё, pёr njё kanistёr me vezё,
pastё jetё tё gjatё, burri yt i bukur.
 
Sёshpjeti do tё jetё festa e Zotit tonё
Qё vjen tё na bekojё tё gjithёve me njё gisht:
 
Gjithashtu do tё na japё bekimin
Qё vaji dhe gruri tё vёrshojnё si lumё.
 
Nesёr ёshtё festa e ‘San Giovanni’
Burrat dhe gratё do tё jenё tё gjithё nё vllazёri.
 
Ndёrkohё, ngrihu ti Zonjё e re
dhe shko e merr petulla dhe vezё.
 
Ngrihu edhe ti Zonjё e moshuar, pak zemёrgjerё
Ngrihu, ngrihu dalёngadalё
Mos u pengo nga pragu i derёs.
 
Ngrihu Zonjё, Zoti tё ndihmoftё,
dhe shko e mё merr atё pulё pёr bishti.
 
Përktheu nga Italishtja: Elvana Bilali

 
ZHURȄ: kënëka ljimunore e bjerr
 
Njera vitrat ’90 tek katundi i vogël  i Zhurës, të shtunën e Pashqit, këndohej një kënëkë e ljashtë e  folkorit aljbëresh” Oh Bonasera Zonja”. ProLoka “Zhurian”në 2008 riushirti e gjeti, pas vitra çë u kish harruar.  Të shtunën e Pashqit,  mbrëmanet, ndëpër udhët e katundit , tue rarë trokavet”, këndohet aljbërisht “Bona Sera Zonja” e ata çë e këndonjën, ven tue  ljipur ve, kuljeçë  e dolçe çë bëhen te Java Madhe. Kjo kënëkë bënë pjesë te tradhitat kulturale e Zhurës e esprimiren  rrëkicën  e popullit aljbëresh. “Këto vljera  qëndruan te moti graxju prindëvet e  tanë.

Kjo kënëkë bënë pjesë te kultura e Zhutrës e ka vljerë dhe për rinovamendin çë katundi është e bën. Ndër Pashkët, puverieljt vejin për katund e ljipin gjagjë për të sopravivirin. Nani e bënjën gjithë për tradhiciunë. Obietivi i manifestaciunës është se kur  ljipën ve e solde, bëhet për të augurarinjeshë, rrispietin, benedhicjunen e Tënzoti  e paqë  fëmiljavet (ashtu e thot e kënka), e klëto janë vljera çë ruhen  sod adhe”. Pikatu se kjo kënëkë aljbëreshe aq  e ljashë e e bukurë nëk  i ‘nderesar fare  allo sportello linguistico i Kumunit (kanxhelkjarisë)!
 
Përktheu në arbërisht: Griselda Doka

Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?