‘Gëzuar Shën Valentinin mes yjeve’, bashkëshorti i Hueyda-s e kujton me mall: Çdo ditë pa ty është zemërthyese, gëzuar dashuri

14 Shkurt 2022, 10:23| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 10:25

  • Share

Bashkëshorti i artistes Hueyda El Saied e cila u nda nga jeta disa muaj më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, i dedikoi disa fjalë prekëse në ditën e të dashuruarve.

Me një video teksa të dy kërcejnë të lumtur, ai e ka përshëndetur të dashurën e tij e cila ndodhet mes yjeve. Thierry-n ka shprehur mallin që ka për Hueydan, mall të cilin nuk ia ka shuar dot koha.

“Më mungon shumë dashuria ime. Edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit mes yjeve! Të dua Hueyda.”, shkruan ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?