Gërryenin me ekskavator për të marrë inerte nga shtrati i lumit Mat, arrestohen tre persona në Milot

8 Shkurt 2022, 12:18| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 12:57

  • Share

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona, pasi janë konstatuar tek vendi i quajtur "Ura e Zogut", në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë. 

Të arrestuarit janë identifikuar si Fitim Mziu 43 vjeç, Vladimir Pera 31 vjeç dhe Mark Lleshi 61 vjeç, të tre banues në Fushë Milot, Kurbin.

Ata e kryenin këtë veprim kriminal me 1 ekskavator dhe 2 kamionë, të cilat janë sekuestruar nga policia si provë materiale.

Mbi tre të arrestuarit rëndojnë akuzat e "Shkatërrimi i pronës", "Shpërdorimi i tokës", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve ".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?