Në seancën që zgjati për gati një orë Berisha sqaroi njohjen me ish ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi dhe ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun.
Jashtë u pyet nga gazetarët se cila është njohja njohja e tij me Fatmir Mediun gjatë dhe pas Gërdecit dhe çfarë raporti kishte me të, Berisha u përgjigj:
Qoftë zotin Mediu qoftë Bumçin unë i njoh. I kam miq përpara se të kishin funksionin e ministrit. I kam pasur miq gjatë kohës që kanë qenë në këtë funksion dhe i kam miq edhe sot që nuk kanë më të njëjtin funksion
Berisha pranoi se ditën e ngjarjes ka folur me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke pretenduar se kanë diskutuar për një çështje personale.
Pyetje: SPAK thotë se me zotin Mediu keni pasur disa komunikime ditën e ngjarjes për çfarë keni komunikuar?
Shkelzen Berisha: Sikundër ju kam thënë edhe para një viti. Për çështje të tij personale"
Po çfarë bisedash bënin në zyrat e Aldo Bumçit dhe Fatmir Mediut?
I kam takuar para se të mbanin funksione të tilla, gjatë kohës që kanë pasur funksione të tilla, i takoj akoma. Biseda janë biseda që bëhen mes miqsh.
Lajmi kryesor:
E PLOTË/ Shkëlzen Berisha deklaratë para gazetarëve pas dëshmisë në gjyqin e Gërdecit: Mediun e Bumçin i kam miq të vjetër! Telefonatat me Delijorgjin për fatin e burrit të tezes, faksin ta hetojë SPAK
S.G//ReportTv.al