‘Gërdeci’/ Avokati Beqiri në ‘Përballje’: Akuza e Mediut sa për të larë gojën! Pyetjet e duhura nga familjarët e viktimave mund të arrestojnë në sallë Shkëlzen Berishën

19 Tetor 2023, 15:39| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 15:45

  • Share

Çështja Gërdeci duhet trajtuar seriozisht nga Spak, pasi provat janë të kopsitura dhe të njohura edhe nga publiku. Kështu mendojnë avokatët Idejt Beqiri dhe Romeo Kara, të cilët nga studio e emisionit Përballje me gazetaren Besmira Pelushaj, thanë se akuza për shpërdorim detyre për ish ministrin e Mbrojtjes, Mediu, nuk e ngarkon me përgjegjësinë për humbjen e 26 jetëve dhe plagosjen e 300 të tjerëve në vitin 2008.

‘Për Mediun s’ka bërë asgjë, e ka thirrur Mediun për të larë gojën. Duheshin marë në përgjegjësi penale të gjithë këta persona që dihen, emër mbieër etj.’- tha ai.

11 dëshmitarë nga lista e plotë me 71 persona, u morën në pyetje në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar në seancën ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sidoqoftë, për avokatin e njohur Idajet Beqiri, ky proces i SPAK është thjesht sa për të kaluar radhën. Beqiri u shpreh se Mediu nuk duhet akuzuar për akuzën e ‘shpërdorimit të detryës’.

 Avokati Beqiri tha se Gërdeci ishte krim shtetëror dhe kjo duhet të zbulohet nga avokatët në sallën e gjyqit, përgjegjësit politik, Sali Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni. Gazetarja Keti Banushi foli për dëshmitë e reja, dhe ndarjen e çështjes në dy fraksione, ku pritet të hetohet edhe për akuzën e korrupsionit

‘’Kërkojnë tek shpërdorimi i detyrës që është akuzuar Mediu, ata kërkojnë vrasjet. Pra se pse kanë ndodhur korrupsioni i lartë. Po çlidhje ka kjo me shpërdorimin e detyrës?

S’ka lidhje, se Mediu duhet të japë shpjegime për detyrën  vetë, si ministër i Mbrojtjes. Ne kemi uhtri në Shqipëri, ndërmarrje ushtarake, që mund të mobilizoheshin këta njerëz. Para se ta jepje këtë firmën ti të ka ardhur disa herë në zyrë Shkëlzen Berisha. Çfarë deshtë ai në zyrën e Mediut, pse e ka pranuar? Pse ato ditë, deri sa u mor leja tek zyra ishte Shkëlzen Berisha. S’kam besim që Prokuroria do bëjë pyetjet e duhura, sepse këtë proces se kanë seriozisht e bëjnë sa për të larë gojën. Familjarët dhe avokatët të bëjnë pyetje të duhura dhe të merren përgjigjet e duhura dhe minimumi do kemi arrestimin në sallë të Shkëlzen Berishës. ‘’- tha Beqiri në Përballje.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • daku: 07/11/2023 15:09

    po pse 12000 kushton jeta e nje personi ne shqiperi? po edhe polica e sigurimit te jetes eshte 60.000 euro!

    Përgjigju
  • Iris: 20/10/2023 01:09

    Z.Beqiri,ju jeni nje idealist i pakorigjueshem! Pse cfare kujton se eshte drejtesia shqiptare,realitet qe imiton artin?! /A few good men/,Tom Cruise,Jack Nicholson,Kevin Bacon?! A ka drejtesia njerez te tille qe te guxojne te arrestojne ne salle Shkelzenin? A nuk i degjuat deklaratat e kreut te SPAK-ut dje,kur tha perafersisht se personat me te larte ne hierarki qe ka nen hetim eshte nje minister e nje zevendes?! Pra, asnje me siper,te nivelit Berisha e Meta,jo me te hetoje Shkelzenin-dofinin e Saliut e Shqiperise?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?