Genoa frenon Juventusin, Interi do të tentojë ‘arratinë’ në krye! Lyon mund Monacon në Francë dhe i largohet fundit

16 Dhjetor 2023, 10:44| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 14:32

  • Share

Genoa frenon Juventusin dhe bardhezinjtë nuk mundin t’i marrin Interit vendin e parë në renditjen e Serisë A. Sfida hapëse e javës së 16-të në kampionatin Italian Genoa-Juventus u mbyll në barazim 1-1. Miqtë nga Torino kaluan në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Federico Chiesa por vendasit barazuan në fillimin e pjesës së dytë me Albert Gudmundson. Juventusi i dyti me 37 pikë një më pak se Interi kryesues që nesër në mbrëmje ndaj Lazios ka shansin 'të arratiset'.

Java e 17-të në Premier League nisi me fitoren e Tottenham ndaj Nottingham 2-0. Golat u shënuan nga një për çdo pjesë me Richarlison dhe Kulusevski.Nesër në Angli spikat Liverpool-Manchester United.

Me një barazim 2-2 mes Gladbah e Werder Bremen çeli siparin java e 15-të në Gjermani. Dy sfidat që spikasin këtë fundjavë luhen nesër. Kryesuesit e Leverkusen presin Frankfurt ndërsa Bayerni luan ndaj Sttutgart.

Lyon i vendit të fundit mundi 1-0 Monacon e vendit të tretë në ndeshjen e parë të javës së 16-të në kampioantin francez. Goli I fitortes u shënua nga Jeffinho ndërsa Lyon lë vendin e fundit. Kryesuesit e PSG-së nesër luajnë në transfertë ndaj Lille.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?