Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso 'sulmon' lojtarin në stol, refuzoi t'i jepte dorën trajnerit (VIDEO)

7 Dhjetor 2023, 16:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 16:38

  • Share

Refuzoi me shaka t'i jepte dorën trajnerit, por Gennaro Gattuso duket se nuk e ka lënë me kaq hilenë e lojtarit të tij te Olympique Marseille. OM fitoi dje 3-0 kundër Lyon në "Velodrome", duke zhytur më thellë në fundin e renditjes një nga rivalët më të mëdhenj në histori.

Pas suksesit dhe pranë fundit të ndeshjes, Gattuso u kthye nga lojtarët që kishte në stol për t'i përshëndetur.  Mesfushori Azzedine Ounahi i lejoi vetes një shaka, duke mos ia dhënë dorën italianit dhe më pas duke qeshur.

Kaq ka mjaftuar që Gattuso të dilte në karakterin e tij "luftarak" dhe me shaka të kapte nga koka lojtarin e tij në stol, gjest që ka sjellë humor te pjesa tjetër e OM.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?