Gënjeu për të shkuarën, SPAK nisi hetimet, përcaktohet trupa për dosjen e Luan Dacit në Apel

1 Qershor 2020, 11:29| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 12:33

  • Share

TIRANE-Zgjidhet trupi gjykues për shqyrtimin e dosjes së Luan Dacit në Apel. Pas ankimit që Luan Daci bëri në Apelin e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin është zgjedhur me short trupa me tre gjyqtarët.

Trupi gjykues që do të vendosë përbëhet nga; Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara.

Daci u pezullua si gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kërkesë të SPAK, pasi akuzohet për falsifikim dhe mashtrim me dokumentet për kandidimin për t'u bërë gjyqtar kolegji.

Pas pezullimit, ai e ankimoi vendimin ndërsa tani pritet vendimi i gjykatës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazetari: 02/06/2020 05:31

    Bëhet fjalë për gjyqtarin që jeton në më pak se 35 m2, që shkarkoi Zaganjorin dhe gjithë ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtarin që shkarkoi njëlloj të korruptuarit e Saliut dhe të Metës e të PS-së. Me këtë vërtetoni se po ndihmoni në shkatërrimin e vettingut. Çfarë titulli bombastik, ju ia keni bërë gjyqin që pa u vërtetuar nga prokuroria apo gjykata. Gazetar jeni ju, apo inkuizitor? Ku i keni provat? Apo ju paguan Zaganjori që të prishet vettingu dhe të kthehet prapë në Gjykatën e Lartë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?