Gent Sejko: Pandemia ka goditur ekonominë, humbi rreth 50 mijë vende pune! Sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm

10 Dhjetor 2020, 14:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 17:57

  • Share

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklarur se ekonomia shqiptare është goditur fort si pasojë e pandemisë, duke bërë që 50 mijë vende pune të humbasin, kjo sipas tij e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%.

"Të dhënat e fundit sugjerojnë se pandemia ka goditur fort ekonominë shqiptare, e cila, si pasojë, përjetoi ngushtimin më të fortë të prodhimit të brendshëm bruto, në dy dekadat e fundit, në -10.2%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020. Të dhënat makro nga tregjet e punës tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2019, ekonomia shqiptare humbi rreth 50 mijë vende pune, e barasvlershme me një rënie vjetore të punësimit prej 3.6%. Si rrjedhim, norma e papunësisë u rrit në 11.9%.

 Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, inflacioni, në tremujorin e tretë, ra në 1.4%, nga 1.9% në tremujorin e kaluar. Pavarësisht këtyre goditjeve negative, masat e marra nga Banka e Shqipërisë ofruan stimulin monetar të nevojshëm për të mbështetur funksionimin normal të tregjeve financiare dhe për të siguruar fluksin e kredisë në ekonomi. Normat e interesit për individët dhe bizneset janë në nivele të ulëta, presionet për likuiditet janë nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit është i qëndrueshëm", tha Sejko.

Por pavarësisht sfidave sipas tij sistemi bankar mbetet i shëndetshëm. Kredia për ekonominë po rritet (ajo u rrit me 6.3% në tremujorin e tretë të vitit 2020) shton
Sejko. Kapitali është i mjaftueshëm dhe bilancet e bankave mbeten të shëndetshme, duke sinjalizuar aftësinë e tyre për t'i përballuar goditjet e raundit të parë.

"Sistemi bankar shqiptar mbetet i shëndetshëm, pavarësisht sfidave me të cilat po e përball pandemia. Masat operacionale të menjëhershme të ndërmarra nga bankat, si dhe masat mikro dhe makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, siguruan jo vetëm vazhdimësinë e kryerjes së funksioneve kritike të bankave, por gjithashtu ndërmjetësim financiar të kënaqshëm, pavarësisht goditjes së rëndë që pësoi ekonomia. Kredia për ekonominë po rritet (ajo u rrit me 6.3% në tremujorin e tretë të vitit 2020), kapitali është i mjaftueshëm dhe bilancet e bankave mbeten të shëndetshme, duke sinjalizuar aftësinë e tyre për t'i përballuar goditjet e raundit të parë. Ne jemi optimistë se aktiviteti ekonomik pritet të rigjallërohet në dy vitet e ardhshme. Megjithatë, parashikimi ekonomik për të ardhmen shoqërohet nga një nivel i lartë pasigurie dhe rreziqe të kahut të poshtëm.

Në periudhën afatshkurtër, këto rreziqe lidhen më së shumti me pasigurinë e vetë pandemisë, ashpërsinë e saj, kohëzgjatjen dhe rikthimin e mundshëm të masave kufizuese. Në periudhën afatgjatë, rreziqet lidhen me dëmtimin afatgjatë mbështetur nga kapacitetet prodhuese dhe kërkesa e brendshme, si dhe nga ndryshimi i mundshëm strukturor në ekonomi, si rezultat i sjelljes së ndryshuar të agjentëve ekonomikë. Ne jemi të sigurt se evidencat, analizat dhe parashikimet e bazuara në punën kërkimore do të ofrojnë informacionin e saktë dhe në kohë për orientimin dhe koordinimin e politikës", shton ai.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banka: 10/12/2020 19:27

    I ke numeruar mire parate o fullan, se mos te kane avulluar andej nga shqupi e presidenca,cfare s'ben vaki se ata jane qener qe nuhasin vetem leke,valute e flori,jo per gje po mos kerkon edhe ti paga burgu.

    Përgjigju
  • Niku: 10/12/2020 14:59

    C.fare guvernatori je ti more. 50.000 vende pune te humbura vec bizneseve ne renje dhe ti thua qe sistemi bankar eshte i shendetshem. Atehere bankat vjedhin. Si ate na e thuaj ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?