Gëlltit drogën për t'i shpëtuar policisë, arrestohet në flagrancë 33 -vjeçari në Pogradec

11 Qershor, 12:58| Përditesimi: 11 Qershor, 15:59

  • Share

Një 33- vjeçar është arrestuar nga policia pasi posedonte lëndë narkotike në Pogradec.

Ai nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndalur dhe ka gëlltitur sasinë e drogës që posedonte.

Sipas policisë, 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa", thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?