Berisha mes katër mureve i shpall 'luftë' drejtësisë, Gazment Bardhi shkon në Kongresin Amerikan

30 Janar, 15:59| Përditesimi: 30 Janar, 21:58

  • Share

Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme ai është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Lajmin e ka bërë publik vetë Bardhi, ku shprehet se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht. 

"Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Republikan Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht. 

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar", shkruan Bardhi.

Pas kongresmenit Pete Session, Bardhi shkruan se ka takuar edhe me kongresmenët Tracey Mann dhe Keith Self.

“Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja gjithashtu Kongresmenët Tracey Mann dhe Keith Self, me të cilët diskutuam për sfidat që ka Shqipëria dhe Rajoni. Si aleat dhe partner në NATO, Shqipëria ka detyrimin të jetë një vend me standarde dhe demokraci funksionale”, shkruan ai.

Ndërkohë Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA, nga arresti i shtëpisë vijon akuzat ndaj drejtësisë duke kundërshtuar masën e sigurisë për aferën Partizani.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeshka: 31/01/2024 03:35

    Bardh e Zi me duket nga mbrapa qy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?