Gazment Bardhi

Gazment Bardhi: Rama ka lejuar evazionin fiskal në biznesin e ndërtimit, SPAK të veprojë

3 Tetor 2023, 19:42| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 20:00

  • Share

Gazment Bardhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili ua bëri të qartë ndërtuesve se shteti është në dijeni të evazionit fiskal që ata bëjnë dhe se tani ka ardhur koha t'i thuhet mjaft. Me anë të një postimi në rrjete sociale Bardhi shkruan se Rama ka bërë një deklarim të vlefshëm për SPAK-un, pasi sipas tij kreu i qeverisë ka dijeni që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe e ka lejuar të ndodhë.

“Edi Rama ka bërë sot një deklarim të vlefshëm për SPAK-un. Kryeministri e di që në biznesin e ndërtimit ka evazion fiskal dhe jo vetëm e ka lejuar të ndodhë, por ka bashkëpunuar për rritjen e evazionit duke u dhënë leje të reja ndërtuesve që fshehin të ardhurat. Kush fsheh 5 mijë, 6 mijë, 7 mijë, 8 mijë euro m2 shitje? Nuk ka asnjë dyshim që ndërtuesit e tij të preferuar, të cilët, disa i ka shpallur investitorë strategjikë për resorte në bregdet, disa i pajis me leje për kulla. Në të gjitha rastet është firma e Edi Ramës. Është koha që SPAK ta marrë seriozisht hetimin e kryeministrit për shpërdorim detyre përmes lejimit me mosveprim të evazionit fiskal”, shkruan Bardhi.

Rama tha sot se çmimet e referencës shfaqin realitetin që deri dje ndërtuesit e fshinin.

"Epo që ju të shisni apartamente me 2000, 3000, 4000, 5000, 6000, të shisni hapësira biznesi me 7000 apo 8000 euro dhe të deklaroni atje çmime që janë larg të vërtetës, kjo nuk mund të vazhdojë..çmimet e referencës nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, janë vënë mbi bazën e tregut."

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 04/10/2023 12:30

    Boll me te tilla budallalleqe.Ne se ke fakt minimal,dorzojani SPAK-ut.PO humbisni besimin e seriozitetin totalisht e jeni kthyer ne nje bande rrencakesh e mashtruesash krejtesisht ordiner e pa cipe.Turp per ket opozite e turp per ty o Bardhi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?