Gazment Bardhi

Bardhi në ceremoninë e 'Mëngjesit të Lutjeve' në Washington: SHBA aleati ynë i përjetshëm, zoti e bekoftë miqësinë me Shqipërinë

1 Shkurt, 15:30| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:27

  • Share

Gazment Bardhi ka publikuar të tjera foto gjatë vizitës së tij në SHBA përmes të cilave tregon se ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Washington, në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve”.

 Në një postim në rrjete sociale ka nënvizuar sërish se SHBA mbetet aleati kryesor, i përjetshëm në të gjitha aspektet globale.

"Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjërë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruan Bardhi

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • aliu: 02/02/2024 08:18

    oouu po mediu qe kishte abone per kete vent pse ska dale te na tregoj foto?/ ahh keta jane bere per turp na tregojne sikur ku ka ne vajtur dhe kane ngre pa lek hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?